Një ngjarje e ngjashme me filmat horror ka ndodhur në Metz, të Francës, ku një burrë 55 vjeç nga Gjermania ka mbajtur peng gruan e tij për 12 vjet duke e torturuar.
Rasti është zbuluar pasditen e kësaj të hëne, ndërkohë sipas zyrtarëve në banesë ku mbahej gruaja nuk janë konstatuar shenja gjaku.
Gruaja, e cila ishte fshehur në një dhomë nuk ka fraktura akute apo mavijosje, megjithatë, gjendja e saj fizike është mjaft e keqe.
Autori i dyshuar aktualisht ndodhet në paraburgim dhe është marrë në pyetje nga policia. Ai pretendon se gruaja ishte e sëmurë me kancer.
Mediat raportojnë se gruaja, të dielën në mbrëmje ka mundur të gjejë një telefon për të njoftuar shërbimin e urgjencës.
Kjo bëri që në banesë të shkonin e edhe forcat e policisë, të cilat fillimisht nuk u lejuan nga burri që të futeshin në katin e dytë, aty ku edhe ndodhej gruaja.
Policia në Metz ka mundur të arrestojë bashkëshortin në banesë. Ai po hetohet për përdhunim, torturë dhe akte barbare./m.j