Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz tha se Rusia është duke e mbushur vakuumin e krijuar nga shumë kriza që e kanë goditur bllokun. Ai i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian po fokusohet kryesisht në çështje të brendshme dhe se është paralizuar pjesërisht nga kriza me migrantë. “Ne nuk po e marrim aq seriozisht rolin që duhet ta luajmë si fuqi ekonomike, si faktor i rëndësishëm…ne mund ta kombinojmë ndikimin tonë ekonomik me veprime politike”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo që po krijon një vakuum politik.
“Çdo vakuum në jetën politike plotësohet nga dikush, dhe aktualisht ne po e shohim Rusinë që po i mbushë disa nga këto hapësira, nga të cilat ne kemi hequr dorë”, ka thënë Schulz. Ai gjithashtu tha se Brukseli mund të u mos ofrojë perspektivën e anëtarësimit në BE disa prej vendeve që kanë mbetur mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, pasi disa prej vendeve anëtare nuk do ta përkranin zgjerimin në Lindje.