Ditën e sotme është arrestuar në Kosovë 29-vjeçari Aldo Majnishta, një nga personat që urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës, mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz.
Dy vite më parë më parë emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala solli pamjet ekskluzive të momentit kur Jan Prenga, 49-vjeç, nxirret i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng.
Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.
Siç e shihni edhe nga pamjet e siguruara në të njëjtën ditë, trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nxirret i zhveshur nga makina e bardhë. Është ky momenti kur katër persona të maskuar transportojnë trupin e tij në një furgon të bardhë brenda garazhit.
Si ndodhi ngjarja:
Jani Prenga baba i 3 fëmijëve u rrëmbye me 17 janar 2020 në Kamzë, disa ditë pasi ishte ndjekur e vëzhguar.
Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata të fundit mundën ta fusnin në një makinë Range Rover ngjyrë e bardhë. Automjeti me pengun brenda shkon në Golden
Resort në pronësi të Altin Hajrit, një ish i skeduar për trafik droge.
Sipas gjykatës, Jan Prenga qëndron pa lëvizur nga ora 11.32 deri ne 18.12 minuta, çka konfirmon faktin se ai ka ndërruar jetë, ndonëse trupi i tij nuk është gjetur nga policia. Pas kësaj ore rrëmbyesit mbështjellin me qese e çarçaf dhe e fusin në një furgon të bardhë
Fesim Bexhdili është njeri nga personat që asgjësoi kufomën. Të nesërmen Bexhdili dhe Olsi Turja pastrojnë gjurmët e krimit në garazh.
Gjykata tha se ka krijuar bindjen se Jan Prenga u rrëmbye pasi vëllai i tij Astriti kishte grabitur një sasi të madhe kokaine në një port të Britanisë së Madhe. Për të kthyer drogës Dritan Rexhepaj që ndodhej atëkohë në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador e Gentian Docaj Funiqi urdhëruar të merrej peng babai i 3 fëmijëve.
Astrit Prenga e ktheu një sasi kokainë dhe pagoi një shumë të madhe parash, por rrëmbyesit nuk e liruan pengun./m.j