Një 30 vjeçar nga qyteti i Beratit ka gjetur vdekjen mesnatën e mbrëmshme si pasojë e ovërdozës.
Dorian Kovaçi 30 vjeç është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit pa shenja jete, ndërsa shoku i tij që e solli në ambjentet e urgjences së Beratit u shpreh se prej disa orësh Doriani nuk po reagonte, ndërsa mendonte se mund të ishte në gjumë.
Bluzat e bardha u përpoqën ta rikthenin në jetë 30 vjeçarin por pa sukses.
Pas marrjes së informacionit forcat e rendit shoqëruan në ambjentet e komisariati shokun e 30 vjeçarit ndërsa bën dhe kontrollin e banesës ku dyshohej që dy të rinjtë kishin konsumuar heroinë, për të zbardhur më tej ngjarjen.
/a.r