Shqipëria zgjohet këtë të dielë nën ritmin e makinave të karomboluara, ku aksidenti i katërt në këto orë të para të mëngjesit raportohet nga Shkopeti.
Dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel – Skuraj. Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj.
Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur “Vabli”, në një kthesë.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit.
Po në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet i cili ka rënë buzë liqenit të Shkopetit. Për fat të mirë asnjëri nga aksidentet nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë.
/a.r