Kjo është situata në pikën kufitare të Hanit të Hotit këtë të shtunë, në anën e Malit të Zi. Pamjet i shpërndan Ministria e Brendshme, sipas së cilës, radha e automjeteve që presin të kalojnë në vendin tonë është rreth 3 kilometra.
Në reagimin e saj, Ministria e Brendshme thotë se Ministri Balla ka kërkuar nga pala malazeze kalimin me regjim të lehtësuar.
“Radhë prej 3 kilometra në anën malazeze të pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka kërkuar palës malazeze kalimin me regjim të lehtësuar”, thotë Ministria e Brendshme.
/a.r