Nga Vitjon Nina
Nuk është asgjë e re, që Puglia po kërkon turizmin luksoz me interes në rritje.
Dje, Vito Vergine – pronar i plazhit Maldive del Salento në Pescoluse dhe president i bashkimit bregdetar italian të Lecce – tha se rritja e çmimeve në rajon ka pikërisht këtë objektiv: të përzgjedhë klientët.
Prej një jave lidhjet nga Bari në Durrës – në Shqipëri – janë dyfishuar dhe një e katërta e pasagjerëve janë italianë.
Ikja nga pushimet e shtrenjta
Dhe nëse porti i Barit në vitin 2023 regjistroi numrin më të madh të nisjeve në dhjetë vitet e fundit (120 mijë), e njëjta gjë vlen edhe për linjat ajrore.
Të dhënat e Aeroporti di Puglia tregojnë se hipja nga thembra e Italisë në Shqipëri u rrit në korrik me 58,06% krahasuar me vitin e kaluar, për gjithsej 21 mijë e 341 pasagjerë.
Rritja e largimeve drejt Greqisë ka qenë më e moderuar, me një rritje prej 11.34%. Çmimet duket se shtyjnë shumë puliezë të kalojnë pushimet e tyre diku tjetër.
“Këtu një darkë me bazë peshku mund të kushtojë nga 20 deri në 35 euro, kundrejt mbi 40-45 në Puglia”, thotë sipërmarrësi në fushën e restoranteve, Tonino Lembo, me pushime në Selanik.
Në një intervistë me Corriere del Mezzogiorno, ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanchè, komenton gjithashtu rënien e flukseve turistike në Puglia: “Modeli “godit dhe vrapo” nuk është parashikuar në planin tonë industrial, i cili përkundrazi është i fokusuar në një politikë që duhet të e bëjnë turizmin strukturor dhe tërheqës në çdo kohë të vitit”.
Më tej, ministrja shton se është pikërisht mungesa e planifikimit adekuat dhe politikave largpamëse që çon në rezultate të luhatshme.
Në çdo rast, saktëson ajo, “për të gjykuar tendencën e turizmit në Puglia me njohuri më të mëdha të fakteve, duhet të presim të dhënat përfundimtare që do të jenë në dispozicion në fund të vitit”.
Rajoni është bllokuar
Rritjen e çmimeve dhe uljen e frekuentimit të turistëve e konfirmoi edhe Francesco Caizzi, president i Federalberghi Puglia.
“Rënia më e rëndësishme është regjistruar në zonat bregdetare si Salento dhe një pjesë e Gargano, atraksionet tona kryesore”, shpjegon ai në një intervistë për Repubblica.
Puglia, shton Caizzi, është turizëm bregdetar. Por në vend që ta përmirësonim, ne e shpërfillëm, duke favorizuar, për shembull, fshatra apo destinacione të tjera.
Në këtë situatë kontribuojnë edhe dy probleme të tjera: mungesa e infrastrukturës lidhëse dhe pronarët e paligjshëm, veçanërisht në zonat më turistike.
I vetmi vend që duket se nuk e njeh krizën është turizmi luksoz: “Është një lloj sektori që nuk pëson kurrë rënie, pasi kemi të bëjmë me njerëz me fuqi të lartë shpenzuese”, pohon Caizzi.