Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se Gjana është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në Kukës, të dorëzuar nga Alma Kaçi.
Kujtojmë se ky projekt u zbulua nga video-skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit, ku kjo e fundit i kërkonte Gjicit tender për zbatimin e tij.
Safet Gjici dhe Alma Kaçi u arrestuan për korrupsion pasiv dhe aktiv. Gjici është lënë në arrest me burg, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie.