Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u kërkoi të enjten të gjitha vendeve në Kombet e Bashkuara që t’i thonë Rusisë të ndalojë përdorimin e Detit të Zi si shantazh pas largimit nga marrëveshja e eksportit të grurit.
“Çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet t’i thotë Moskës, ‘Mjaft’. Mjaft duke përdorur Detin e Zi si shantazh; mjaft i trajtuat njerëzit më të dobët të botës si levë për qëllimet tuaja; mjaft nga kjo luftë e pajustifikuar e pandërgjegjshme”, tha Blinken.
Sekretari Blinken kryesoi një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi urinë dhe pasigurinë ushqimore të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Ai njoftoi se gati 90 vende kanë mbështetur një deklaratë të shkurtër të hartuar nga SHBA-ja, në të cilën ata angazhohen “të ndërmarrin veprime për t’i dhënë fund përdorimit të ushqimit si armë lufte dhe urinë e civilëve si një taktikë lufte”.
Deklarata nuk citon Rusinë drejtpërdrejt, por Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe aleatët e tyre e kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e ushqimit si armë lufte duke përkeqësuar krizën globale ushqimore kur pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.
Muajin e kaluar Rusia hoqi dorë nga një marrëveshje që lejoi eksportin e sigurt të grurit të Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi. Pasi dështoi të vendosë një bllokadë të plotë Rusia ka sinjalizuar të kthehet në marrëveshje.
Kremilini thotë se do të kthehet në marrëveshje kur të plotësohen kushtet e vendosura, për pagesat ndërkombëtare dhe logjistikën. Ndërkohë Rusia po shkatërron instruktuarën e magazinimit të grurit buzë porteve të Detit të Zi.
Ukraina dhe Rusia janë të dyja eksportuesit kryesorë të grurit.
/a.r