Në mes të angazhimeve europiane, me synimin që të kalojë turin e tretë të Conference League dhe pse jo të marrë pjesë në fazën e grupeve, Partizani po projekton një miqësore luksi. Zyrtarët e klubit të kuq kanë nisur negociatat për të luajtur përballë Romës.
Për momentin gjithçka është në fazën e bisedimeve dhe asgjë nuk është zyrtare. Por, te kampionët e Shqipërisë janë optimistë. Miqësorja kundër ekipit të drejtuar nga Jose Mourinho dhe aktivizohet mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla, mund të luhet në datën 12 gusht.
Periudha nuk është më e favorshmja, pasi më 10 gusht të kuqtë do të luajnë ndeshjen e parë me Valmeira-n në Conference League. Pesë ditë pas miqësores me Romën, kampionët e Shqipërisë do të luajnë edhe ndeshjen e kthimit me letonezët.
Pavarësisht këtyre angazhimeve shumë të rëndësishme, përballë gjigandëve italianë, trajneri Zekiç nuk do ti kursente titullarët. Vetëm pak kohë më parë, Partizani dhe Roma u ndeshën në miqësore, por në futbollin e femrave. Ajo ndeshje ishte pjesë e javës italiane të kulturës dhe u organizua me ndërmjetësimin e Ambasadës Italiane në Tiranë.
Nëse përballja e të kuqve me Romën e Jose Mourinhosk onfirmohet, ndeshja do të luhet në Arenën e Demave. Kjo për faktin se Arena Kombëtare do të jetë e mbyllur për rikonstruktimin e fushës.
/a.r