Prej një jave, këngëtarja e adhuruar në të gjithë botën, Dua Lipa vijon pushimet e saj në “shtëpi”, ne resortin e njohur Kep Merli prane Ksamilit.
Dua, së bashku me familjen janë duke shijuar bregdetin e jugut të Shqipërisë, siç edhe është bërë traditë në 3 vitet e fundit.
Bukuroshja brune nuk ka reshtur së postuari foto dhe video nga momentet e relaksit në bregun e detit, apo pamjen mahnitëse nga vila ku po qëndron.
Edhe ditën e sotme, Dua ka ndarë disa foto me një copëz të rivierës shqiptare në sfond, e ku ajo padyshim shndrit me fustanin që ka veshur.