Negociatat mes deputetit Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi mësohet të kenë përfunduar. Takimi që ka zgjatur disa minuta është zhvilluar në zyrën e kreut të Kuvendit, në prani të këtij të fundit.
Informacionet e para flasin për një konsensus mes deputetëve të PS dhe PD, të cilët kanë rënë dakord që të pranohet formulari i propozuar nga demokratët.
Bëhet fjalë për formularin që do të plotësohet gjatë procesit të legalizimit, dhe të cilin do ta plotësojë edhe kryeministri, por jo ministrat.
Parimisht, palet kanë rënë dakord për të gjitha çështjet. Po sot, u shty edhe Këshilli i Legjislacionit i cili priste përfundimin e bisedimeve mes përfaqësuesit të mazhorancës dhe atij të opozitës.
Por deputeti Eduart Halimi e mohoi konfirmimin e Ballës për gazetarët duke thënë se negociatat po të vijojnë.