Thatësira dhe temperaturat e larta kanë bërë që niveli i ujërave në basenin e Hidrocentralit të Fierzës, të ulet ndjeshëm në muajin korrik. Në krahasim me qershorin nga 296.29 m, me prurje rreth 250 metër kub në sekondë, kuota në liqenin e Fierzës, aktualisht është në 291.41 m, ndërsa prurjet kanë zbritur më 50 metër kub në sekondë.
Në Fierzë aktualisht punohet me dy turbina. Muaji korrik që u karakterizua nga temperatura tejet të larta dhe thatësira, ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare që të blejë energji. Sipas të dhënave zyrtare të KESH energjia është blerë për periudhën 31 deri në 6 gusht dhe ka arritur një vlerë prej 4 milion eurosh. Ndërkohë që më herët ka zhvilluar një tjetër procedurë për të parablerë energji për të gjithë muajit gusht e cila arrin në 8 milion euro duke arritur në total në 12 milion euro. Çmimi me të cilin është blerë energjia varion nga 92 euro për megavator deri në 106 euro për megavator.
Përtej importit të energjisë KESH, ka pasur një situatë mjaft pozitive edhe për eksportin e energjisë elektrike gjatë vitit 2023. Por, ekziston mundësia për blerje të tjera javore nëse moti vijon pa reshje. Gjatë këtij viti situata energjetike në vend ka qenë pozitive, ndërsa importi i energjisë elektrike ka nisur edhe si një mënyrë për të mbajtur kaskadën e Drinit në nivele të kënaqshme.
Kujtojmë se Hidrocentrali i Fierzës, ka qëndruar gjatë 2022 nën mesataren historike sa i takon nivelit të ujit. Në qershor të 2022 niveli i Fierzës, ishte 288 metra ndërsa mesatarja historike është 289.53 metra.
/a.r