Gëzim Kajno dhe kushëriri i tij, Bledar Kajno, kanë rrëfyer para Policisë detajet e natës kur mbeti i vrarë Asllan Kërtusha, 31 vjeç në lokalin e biznesmenit të arrestuar.
Kajno, i cili plagosi edhe kushëririn e tij në atë përplasje fizike, tregoi se me Asllan Kërtushën njihej prej vitesh.
Ai tha se Kërtushën e kishte patur në klasë kur studionte në gjimnazin “Naim Frashëri” të Durrësit.
Kërtusha, sipas tij, ishte person problematik dhe konsumonte shumë alkool. Gëzim Kajno ka treguar se ai vinte shpesh në lokalin e tij dhe se kur pinte, niste e thyente gota duke dëmtuar lokalin dhe duke trembur klientët.
Edhe pse e pranoi krimin e kryer, Kajno tha se nuk kishte si qëllim ta vriste, por reagoi situata doli jashtë kontrollit.