Modelja dhe këngëtarja e njohur Morena Taraku e cila prej kohësh jeton dhe punon në Turqi është rikthyer në Shqipëri për të shijuar pushimet.
Mirëpo këtë rast kanë pritur hajdutët për të grabitur shtëpinë e saj në Turqi, të cilët i kanë vjedhur asaj bizhuteritë e shtrenjta dhe disa gjëra të tjera me vlerë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto të mbajtëseve të bizhuterive boshe dhe të shtëpisë e cila ishte dëmtuar nga hajdutët.
“Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë Sinpas”, është shprehur ajo./m.j