Gjykata e Durrësit ka lënë në burg gardistin Martin Nikolla, i cili u përsfhi në një sherr mes dy familjeve katër ditë më parë në Hamallaj të Durrësit.
Në vendimin e sotëm gjykata ka lënë në burg edhe vëllain e tij, shtetasin Alfred Nikolla.
Të dy vëllezërit akuzohen për tre vepra penale: “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Arrestimi i tyre erdhi pas konfliktit të dhunshëm me fqinjët e tyre, familjen Kaçi, të cilët akuzuan pjestarë të familjes Nikolla se kishin ushtruar dhunë ndaj tyre.
Në këtë konflikt efektivi i Gardës Martin Nikolla, tashmë i shkarkuar me urdher te ministrit Balla, ka qëlluar në ajër me pistoletën e tij.
Ngjarja në fjalë ka bërë që tashmë gjykata të japë edhe urdhër mbrojtje për familjen Kaçi, duke detyruar familjen Nikolla që të mos afrohen pranë banesës së tyre.
/a.r