Ish-ministri i Financave Arben Malaj përmes fotove të shkrepura në muret e Kryeministrisë më 14 shtator 1998 është shprehur se opozita ka të drejtë të protestë, por jo të sulmojmë institucionet shtetërore.
Teksa ka publikuar muret e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave të cilat u shkatërruan me kallshnikovë më 98-tën, Malaj shkruan se asoj kohë protestuesit arrtën që të hyjnë në këto institucione dhe të grabisin zyrtar si dhe të rrezikonin jetën e njërzve.
Ish-ministri thotë se u desh ndërhurja e ndërkombëtarëve që Partia Demokratike të tërhiqte asoj kohe protestuesit nga godina e kryeministrisë.
“Opozita ka të drejtë të protestojë, por jo të kërcënojë dhe aq më pak të sulmojë institucionet shtetërore. Në cv-në e saj politikë. Këto janë dy foto të pas 14 shtatorit 1998. Muret e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave u shkatërruan nga kallashnikovët e protestuesve.
Ata arritën të hyjnë në kryeministri, të grabisin zyrat dhe të rrezikonin jetën e njerëzve. Vetëm një ndërhyrje ndërkombëtare kategorike dhe kërcënuese për pasojat e tyre e detyroi PD-në të tërheqë protestuesit nga godina e kryeministrisë”, shkruan Malaj.