Policia njofton se në kuadër të operacionit policor të koduar “Selita Center” janë arrestuar në flagrancë 6 punonjës, të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm në një call center duke mashtruar shtetas të huaj. Gjithashtu është shpallur në kërkim administratori i subjektit, 31-vjeçari me iniciale J.M.
Policia njofton se gjatë operacionit janë kapur në flagrancë në ambientet e firmës 53 punonjës të punësuar në mënyrë të kundraligjshme, ku asnjë prej tyre nuk ishte deklaruar në organin tatimor.
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën duke ushtruar aktivitetin e dyshuar të paligishëm, “Mashtrim kompjuterik”, “Punësim i paligjshëm”, “Fshehje e të ardhurave””, “Pastrim i produkteve të veprës penale, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”‘, të kryera në bashkëpunim.
NJOFTIMI I POLICISE:
Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ne Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Selita Centex”., ku u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., P. R., D.T., A. B., E. J., F. Z., si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi J. M i vitlindjes 1992 administrator i subjektit.
Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në ambientet e një firme me administrator shtetasin J. M., 53 punonjës të punësuar në mënyrë të kundraligjshme, ku asnjë prej tyre nuk ishte deklaruar në organin tatimor.
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën duke ushtruar aktivitetin e dyshuar të paligishëm, “Mashtrim kompjuterik”, “Punësim i paligjshëm”, “Fshehje e të ardhurave””, “Pastrim i produkteve të veprës penale, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”‘, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 143/b. 170/a, 180/3, 287 dhe 181 dhe 25 të Kodit Penal.
/a.r
Si spjegohet qe i gjeti policia, nderkohe qe 53 punonjes te padeklaruar nuk zbulohen nga organi tatimor ? Nderkohe qe marrin rroge jo te vogel dhe flene gjume gjasme duke punuar online?