Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në një qendër tregtare në Tiranë. Mësohet se menaxheri i sigurisë së një kompanie është gjetur i pajetë, ndërsa dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:15. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 45-vjeçarin me inicialet M.L.
“Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te një qendre tregtare, shtetasi M. L., 45 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/a.r
Normal qe duhet percjell lajmi ….po pse eshte e nevojshme qe ne titull te thuhet ” e rende”; nuk sherben per asgje.