Gazetarët kanë bojkotuar konferencën e ministres së Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Teksa ministrja po lexonte deklaratën e Qeverisë për mbylljen e televizionit Klan Kosova, gazetarët kanë shkuar në podium dhe kanë tërhequr mikrofonët e mediave që përfaqësojnë.
Bojkoti ndodhi një ditë pasi gazetarët kosovarë, të mbështetur nga shoqëria civile, mbajtën protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë për t’ia pezulluar licensën e Klan Kosovës./m.j