Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga dosja “Metamorfoza”. Në pjesën e publikuar nga gazetarja duket një komunikim mes biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajrit.
Ata duken të zemëruar pasi një drejtues policie ka nisur një grup vëzhgimi dhe në bisedë flasin për dikë më të lartë në radhët e policisë, të cilin siç duket e kanë në “radhët” e tyre.
Duke publikuar këtë pjesë të dosjes, gazetarja vë në dukje se AMP që drejtohet nga Ardi Veliu në vend të arrestojë drejtuesit e korruptuar të policisë, arreston policë të thjeshtë për statistika.
“Ku ishim?
Ata gjurmojnë këdo që ju del kundër me një informacion 100, komentojnë prenë e radhës “i ka rënë nuri i vdekjes, është bërë i bukur”, ndërrojnë vrasjet si fanellat, flasin për shefa të kalbur të cilët i merr ne pyetje krimi.
Ah po, konsiderojnë si zonë të sigurtë atentati dhe qytetin e nje ish deputeti, që është dora e tyre dhe nuk do ju hyje gjemb në këmbe.
Urime AMP, sot kishte arrestuar një polic 53 vjeç se ka bërë aksident dhe e ka nxjerrë me emër e mbiemër.
Mjaft me statistika!”, shkruan bashkangjitur pjesës së dosjes së publikuar gazetarja Anila Hoxha.
/f.stafa