Mbërrin në spitalin e Beratit një i plagosur me armë zjarri. I plagosuri është Xhuljano Goga,45-vjeç, banues në lagjen “Uznovë” në Berat.
Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.
Gjendja e tij është e rëndë, ai ndodhet në sallën e operacionit dhe do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.