Riaktivizohen vatrat e zjarrit në zonën torfike të fushës së Maliqit. Gazetarja Daniela Zisi raporton se zjarri që ka përfshirë rreth 70 hektarë kashtë. 3 mjete të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit janë në terren për të izoluar flakët e zjarrit që të mos përhapen më tej në sipërfaqet ku gruri është korrur.
Mësohet se shkak i zjarrit janë bërë temperaturat e larta, por edhe përbërja e tokës në këtë zonë, të cilat kanë ndikuar në aktivizimin e vatrave në tokat torfike, duke përfshirë kështu një sipërfaqe të konsiderueshme. Zjarrfikësit e kanë të vështirë vënien nën kontroll të flakëve, përhapja e të cilave favorizohet nga era.