E kemi parë dhe shumë meshkuj e kanë dëshiruar për bukurinë e saj, por kurrë nuk e kanë kuptuar që origjina e saj është shqiptare. Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren italiane Monica Bellucci. I ftuar në Top Show, pronari i cirkut Bellucci në Tiranë, Attilio është shprehur se me Monicën ka lidhje gjaku pasi janë kushërinj dhe se origjina e tyre është shqiptare.
“Bëhet fjalë pak a shumë në kohën e Skëndërbeut ku disa familje arbëreshe emigruan në Itali dhe prej aty e kemi origjinën ne.
Edhe pse në fillim mbiemri ynë ishte Belushi, njëlloj si aktorët amerikanë Jim dhe John Belushi, me kalimin e kohës sh-ja u zëvendësua me ç-në dhe ne kemi mbiemrin që ju na njihni sot”, ka thënë Attilio.