Edhe pse është në kërkim ndërkombëtar, avokati i ish ministrit Arben Ahmetaj ka anikmuar masën ‘arrest me burg’.
Avokati Henrik Ligori ka kërkuar shfuqizimin e vendimit e GJKKO-së si dhe ka ankimuar sekuestrimin e 2 llogarive bankare dhe apartamentin në zonën e Shallvareve në Tiranë.
Arben Ahmetaj është shpallur në këkrim ndërkombëtar. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.
/f.stafa