Prokuroria e Përgjithshme ka sekuestruar 20 milionë euro pasuri të Ndues Gjergjit dhe familjarëve të tij
Akuza që rëndon është ajo e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
“Ky shtetas, është pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal ka veprën penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Paraprakisht, janë identifikuar pasuritë të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer shtetasi N. Gj.,” – thuhet një njoftimin e Prokurorisë.
Për këto arsye, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e 31 pasurive, të cilat në total kanë një vlerë transaksioni 6 milionë euro por që në vlerë tregu përllogariten në 20 milionë euro.
/f.stafa