Një operacion i përbashkët mes SPAK-ut dhe autoriteteve italiane është zhvilluar në Shqipëri. Mësohet se në shënjestër të agjencive ligjzbatuese kanë qenë mashtrimet me call center.
Media italiane, ANSA, raporton se Prokuroria e Pordenones ka urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri. Sipas ANSA-s, është goditur një grup që mashtronte me call center-at.
Ata përdornin teknika të sofistikuara mashtrimi që kanë çuar në përfitimin e të paktën 5 milionë Eurove. Të mashtruar kanë mbetur me qindra qytetarë italianë.
Prokuroria e Pordenones ka kryer të paktën 42 mijë përgjime. Është zbuluar se grupi kriminal i pastronte paratë në vendet e BE-së. Bëhet fjalë për vende si Qipro, Lituania, Estonia, Holanda dhe Gjermania. Më pas i konvertonin në kriptomonedha.
Për këtë operacion, SPAK do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të japë detaje më të hollësishme.
/f.stafa