Policia e Shtetit dhe SPAK kanë zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit ku ka arrestuar policë, biznesmen dhe prokurorin e Kukësit. Operacioni u shtri në disa qytete, duke përfshirë Tiranën, Shkodrën e Kukësin. Sipas burimeve, Policia e Shtetit dhe SPAK ka kryer 6 arrestime.
Në prangat e policisë së shtetit ka rënë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish drejtori i operacionales Olti Bisti dhe drejtesuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita. Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar.
Ndërkohë sot në orën 10.00 në ambientet e SPAK do të mbahet Konferencë për shtyp lidhur me operacionin e përbashkët shqiptaro-italian. Nuk dihen ende detaje të hollësishme.
/f.stafa