Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula iu është bashkuar reagimeve në lidhje me situatën brenda demokratëve.
Në një mesazh në “Facebook”, Sula iu është bashkuar debateve pas deklaratës së Flutura Açkës, ndërsa ka ironizuar se zgjidhja paska qenë e thjeshtë; ‘tërheqja nga dorëheqja’.
REAGIMI I SULËS
Sa e lehtë paska qenë!
-Në këto temperatura përvëluese, demokratët nuk po e përballojnë dot përplasjen e re.
Por teksa lodhen me procedura dhe me nene statuti, zgjidhja paskësh qenë shumë e thjeshtë.
“Tërheqje nga dorëheqja”.
-Lulzim Basha nuk ka pse konsumon energji në këtë fund korriku të nxehtë dhe të nxjerrë ata demokratë që nuk ka përjashtuar nga listat që të votojnë.
Basha të marrë shembull dhe të heqë dorë nga dorëheqja që ka dhënë rreth një vit më parë!/m.j