Pas Giannis Antetokunmpo, që ironizoi me ofertën arabe prej 700 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappe, një tjetër ikonë e sportit ka folur për këtë çështje. B
Bëhet fjalë për ish-atleti xhamajkan Usain Bolt, rekordmenin e botës në 100 dhe 200 metra, tërhequr nga sporti disa vite më parë. Usain Bolt, fituesi i 8 medaljeve të arta olimpike, në një postim në rrjetet sociale u shpreh:
“Për një rrogë prej 700 milionë euro jam gati edhe unë të rikthehem të vrapoj në pistën e atletikës”. Siç dihet, ekipi i Al-Hilal ofroi 700 milionë euro për Mbappe, nga të cilat 300 do t’i shkojnë ekipit të PSG dhe 400 lojtarit, duke i ofruar një rrogë 2-vjeçare (200 milionë euro në sezon).
Këto shifra marramendëse kanë përfshirë edhe mjaft ikona të sportit, që nuk u besojnë syve, duke parë shumat marramendëse të parave që po hedhin në futboll shtete nga Lindja e Mesme.
/f.stafa