Italia po shkon drejt gjendjes së jashtëzakonshme.
Stuhitë vijojnë të godasin Lombardinë në veri, ndërsa në jug, 650 vatra zjarri po krijojnë kaos në Siçili, Palermo, Katania deri në Taormina.
Ka shkuar në pesë numri i viktimave vetëm gjatë 48 orëve të fundit. Në Palermo një grua 88-vjeçare humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën e saj. Po në të njëjtën zonë janë gjetur trupat e djegur të dy të moshuarve të tjerë, ndërsa një ditë më parë ndërruan jetë dy persona nga stuhite në Italinë veriore.
Prej më shumë se 24 orësh vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve, teksa mbi 2 mijë turistë janë zhvendosur.
Alarmi i verdhë për mot të keq është i ndezur në Abruzzo, Emilia Romagna, Lombardi, Marche dhe Molise.
Por qytetet me pika të kuqe për shkak të të nxehtit janë ulur në dy Bari dhe Catania.
/f.stafa