Kandidati për president të SHBA-së, Ron DeSantis, është përfshirë në një aksident automobilistik.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Guvernatori i Floridës, i cili kandidon për nominimin presidencial republikan për vitin 2024, u përfshi në një aksident në Tenesi të marten.
Gjithashtu sipas sekretarit të shtypit të fushatës së tij, mësohet se ai nuk është lënduar si pasojë e aksidentit.
“Këtë mëngjes, guvernatori u përfshi në një aksident me makinë ndërsa po udhëtonte për në një ngjarje në Chattanooga, Tennessee,” tha Bryan Griffin.
Ai dhe ekipi i tij janë të padëmtuar”, shtoi ai.
Në aksident u përfshinë katër makina të cilat ishin në autokolonë dhe u përplasën me njëra-tjetrën.
Bëhet me dije se një anëtar i stafit kishte pësuar një lëndim të lehtë, ndërkohë që guvernatori po vijon me axhendën e tij./m.j