Bosi i një kompanie transporti në Australi dyshohet se ka vdekur teksa kërkonte për drogë në një kantier. Autoritetet mendojnë se ai ka qenë në presion për të ndihmuar mafian shqiptare.
Daily Mail shkruan se Troy Kellet, vdiq në moshën 43 vjeçare më 9 Korrik. Ai ra nga një lartësi pasi kishte hipur mbi disa kontejnerë.
Agjentët kanë konfirmuar se ka nisur një hetim nëse vdekja është lidhur me mafian shqiptare. Detektivët po kërkojnë nëse Kellet ishte “punësuar, drejtuar ose vënën nën presion” për të ndihmuar organizatën kriminale. Lajmi doli pasi u zbulua se Kellet kishte shitur biznesin prej 10 milionë dollarësh vetëm disa orë para vdekjes.
“Mafia shqiptare raportohet të ketë ngritur një treg të madh kokaine në Australi, përmasat e të cilave sfidojnë furnizimet e bandave lokale me lëndë narkotike, duke përfituar nga siguria kufitare australiane”, shkruan Daily Mail.
Miqtë dhe familjarët kanë vënë në dukje një sjellje të çuditshme të Kellett para se të vdiste. Kjo i ka bërë ata të besojnë se ka të bëjë më shumë me “rënien” e tij nga lartësia.
Kellet ishte pronari i kompanisë logjistike Kellet Australia. Ai e mori në zotërim kompaninë në vitin 2003 nga i vëllai. Miqtë e tij kanë vënë në pikëpyetje se pse ndodhej në majë të kontejnerit në mes të natës.
“I vetmi përfundim që mund të dal është se ai po fshihej”, tregoi një nga miqtë e tij.
Media po ashtu raporton se Kellett mori 10 milionë dollarë 48 orë para vdekjes pas shitjes së biznesit tek një blerës anonim. Një prej miqve të tij ka thënë se kjo të bën të dyshosh.
/f.stafa