Privatësia në kohën e teknologjisë moderne është një gjë shumë e vështirë për t’u ruajtur.
Këtë e tregon edhe fakti që është zbuluar se si mund të hyhet në profilin e miqve në Facebook.
Zhvilluesi Soren Louv-Jansen ka gjetur një problem në sistemin e sigurisë të rrjetit social. Ky problem i ka mundësuar të hyjnë në gjithë profilet e miqve të tij.
Ai ka publikuar sekretin në “medium.com”.
Duhet një nivel i mirë njohurish për të hyrë, por kush merr vesh nga informatika mund ta bëjë kollaj.
Në zyrat e Facebook ndërkohë po punohet për zgjidhjen e këtij problemi.