Pas Rodos, zona e dytë më e prekur nga zjarret në Greqi është Karystos. Protothema raporton se se një banor i fshatit Platanistos është zhdukur, teksa flakët janë përhapur në juglindje të Karystos.
Raportohet se zjarri ka kaluar nëpër vendbanim, ku për pasojë një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është djegur deri në themel, ndërsa dëme materiale janë shkaktuar në tri shtëpi të tjera./m.j