Kryekomisioneri shtetëror i Zgjedheve Ilirjan Celibashi propozon depolitizimi e komisionerëve. Përmes një deklarate për mendian kërkon domosdoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe funksionimit të komisioneve zgjedhore
“Reagimi i Komisionerit Shteteror te Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi: Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhë të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta” shkruan Celibashi.
Më tej ai nënvizon se administrimi i zgjedhjeve nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij
“Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ” vijon Celibashi./m.j