Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi, do të vazhdojë aventurën e tij futbollistike në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ish-lojtari i Tiranës është huazuar me të drejtë blerje nga Vorska Poltava te FC Baniyas në Abu Dhabi. Lajmin e ka bërë të ditur kompania “Part of the Game” e cila ka bërë të mundur edhe transferimin e Seferit nga skuadra ukrainase te ekipi nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Edhe pse nuk e ka zyrtarizuar ende transferimin e 26 vjeçarit, klubi arab ka bërë një postim enigmatik në rrjetet sociale, ku flamurin shqiptar e ka shoqëruar me fjalët: “Ja ku po shkojmë”.
/f.stafa