PARIS – Gjatë natës së të enjtes së 20 korrikut dhe të premtes së 21 korrikut, disa banditë hynë në shtëpinë e portierit të kombëtares italiane të futbollit dhe Paris Saint Germain, Gianluigi Donnarumma, në lagjen e 8-të të Parisit.
Me të në shtëpi ishte edhe partnerja e tij, Alessia Elefante. Hajdutët të cilët dyshohet se ishin katër, hynë në banesë dhe lidhën nën kërcënimin e armës Donnarummën dhe të fejuarën e tij në dhomën e gjumit.
Portieri tentoi të kundërpërgjigjej dhe u godit në kokë, por pa rrezik për jetën. Kriminelët morën të gjitha sendet me vlerë në shtëpi: bizhuteritë, çanta dhe ora për një vlerë prej 500 mijë eurosh. Në videon më poshtë të publikuar nga “Corriere” është një rindërtim i 10 minutave të tmerrit që kaloi çifti.