Ernest Muçi dalëngadalë po kthehet në një idhull, jo vetëm për tifozët shqiptarë, por edhe ata polak. Legia Varashavës çeli sot edicionin e ri futbollistik në kampionatin polak teksa u ndesh përballë Lodz, ku luan edhe Engjëll Hoti.
Gjigantët polak fituan me rezultatin e pastër 3-0 me të tre golat që u shënuan nga veterani Thomas Pekhart. Ernes Muçi e nisi si titullar këtë sfidë, tanimë i padiskutueshëm për trajnerin, dhe zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë duke kontribuar në aksionet sulmuese të Legias.
Kujtojmë që pak vite më parë, tifozët polak kërkonin largimin urgjent të dy shqiptarëve të tjerë, Armando Sadiku dhe trajneri Besnik Hasi.
Madje, edhe në mbërritjen e Muçit 3 sezone më parë, pati shumë nga ata që e ‘paragjykonin’ prej dy patriotëve të tij të mëparshëm.