Tragjedi në Meksikë. Gjatë ndeshjes së nivelit amator mes Gamesa Union dhe Coca Cola Union në futboll, trajneri i vendasve mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave që u derdhën mbi të. Dueli po zhvillohej në qytetin e Obregon në Sonora, teksa viktimë ka mbetur trajneri 44-vjeçar Jorge Alberto.
Sipas shtypit vendas, ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 19 korrikut rreth orës 21:30. Me ndeshjen të ndërprerë për një faull, shumë krisma u dëgjuan në fushë. I pafat trajneri, që paçka ndihmës nuk mundi të mbijetonte.
I plagosur rëndë mbeti edhe një prej lojtarëve, i cili duket se është jashtë rrezikut për jetën. Duket se një grup i armatosur kreu këtë atentat që tronditi zonën.
Momenti në të cilin ndodhi vrasja është kapur në video, pasi ndeshja është transmetuar drejtpërdrejt përmes rrjeteve sociale të skuadrës së Gamesa Union.
Pas vrasjes ndeshja u ndërpre, me policinë që mbërriti në vendngjarje, teksa nuk ka asnjë të ndaluar.
“Kjo ndeshje mbaroi, fatkeqësisht sapo ka ndodhur një vrasje këtu në buzë të fushës”, ishin fjalët spikerit të fushës./m.j