Këto foto janë disa nga 21 këndet e lojërave për fëmijë në Parkun Qendror të Nju Jorkut. Një i ngjashëm po krijohet në Parkun e Liqenit Artificial për 200 mijë fëmijët e Tiranës.
Fotot i ka publikuar vetë kryebashkiaku Erion Veliaj në Facebook, i cili thekson se një kënd të tillë lodrash do ta kenë në 1 qershor edhe fëmijët e kryeqytetit.
“Parku Qendror i Nju Jorkut është vetëm 30% më i madh se Parku i Liqenit Artificial, por aty ka 21 kënde lojërash për fëmijë, njësoj si ai që fëmijët e Tiranës do të kenë në 1 qershor. Për Bashkinë e Tiranës fëmijët janë më të rëndësishëm, ndaj hapësirat më të mira ua kushtojmë atyre”, shkruan Veliaj.