Kryeministri britanik pësoi një disfatë zgjedhore në votimin e pjesshëm që u bë për 3 ulëse në parlament. Partia konservatore në pushtet humbi dy prej tyre, ndërsa mbajti vetëm mandatin e deputetit në zonën ku më herët ishte zgjedhur ish kryeministri Boris Johnson.
Këto zgjedhje të pjesshme parlamentare prodhuan dhe deputetin më të ri në historinë e Dhomës së Komunëve, 25-vjeçarin Keir Mather, nga partia Laburiste.
Megjithatë Sunak nënvizoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Britani të Madhe nuk do të jenë të lehta për forcën e tij politike. Zgjedhjet e pjesshme erdhën pas dorëheqjes së 3 deputetëve.
/f.stafa