Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, u shpreh në një konferencë për shtyp se arratisja, siç e quajti ai, e Arben Ahmetajt “tregon krizën e jashtëzakonshme të korrupsionit që ka mbërthyer qeverinë”.
“Çështja Ahmetaj është diçka që nuk ka ndodhur më parë, që numri dy i qeverisë të arratiset nga vendi dhe t’i shmanget drejtësisë që ka votuar vetë. Tregon krizën e jashtëzakonshme të korrupsionit që ka mbërthyer qeverinë.
Qëndrimi im dhe i Partisë së Lirisë është i qartë: si çdo zyrtar, duhet të përballet me drejtësinë për çdo përgjegjësi ligjore. Por, të mos harrojmë atë që ka thënë publikisht zoti Ahmetaj, që ai nuk ishte aq i fuqishëm sa të garantonte ecjen përpara të një afere kaq të madhe sa ajo e inceneratorëve”, deklaroi Ilir Meta.