Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka folur para nisjes së seancës plenare, e fundit për këtë sesion duke deklaruar se parlamenti po mbyllet me një njollë turpi.
Tabaku tha se korrupsioni është kthyer në gangrenë në Shqipëri dhe se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të korrupsionit.
Deputetja e PD-së tha se do të insistojnë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen Ahmetaj dhe inceneratorët.
“Sot PD do insistojë si pikë e parë e rendit të ditës të përfshihet interpelanca. Sot ndodhemi para një fakti të ri. Kërkesa e re për interpelancë lidhet së pari me kontratën e Tiranës dhe ndalimit të pagesave menjëherë dhe së dyti ky parlament është mbledhur tre herë për interesat private të atyre që janë sot në kërkim”, tha ajo.
Tabaku komentoi dhe protestën e studentëve për projektligjin për Mjekësinë.
“Isha jashtëzakonisht e shqetësuar nga mesazhi i këtyre studentëve. Sistemi na detyron të largohemi, duhet të ishte një thirrje për politikën. në qoftë se nuk i dëgjojmë studentët, unë besoj se do jetë vonë për të kuptuar kush janë nevojat e tyre. Sot klasat janë nga 40, në 25 nxënës. Të rinjtë po largohen. kjo është thirrja emergjente që kemi pasur për qeverinë. Unë e vlerësoj dhe i bashkohem protestës së tyre. Nuk kemi dashur që politika t’u ngjitet atyre, por do bëhemi zëri i tyre në sallën e parlamentit”, tha Tabaku.
/f.stafa