Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Lezhë. Një 16-vjeçar, dëshmitar i ngjarjes, ka treguar për gazetaren e News24, Klodiana Lala se Nikolin Marku Lekstakaj u vra në momentin që doli nga dyqani.
Gjithashtu ai ka rrëfyer tmerrin e përjetuar të momentit pas të shtënave me armë, ndërsa theksoi se i frikësuar është ulur në tokë dhe është futur në pjesën e pasme të lokalit.
“Nikoli bleu një pije freskuese. Në momentin që doli dhe po ngjiste shkallët u qëllua. Autorët po lëviznin me makinë ngjyrë të zezë. U tmerrova dhe u ula menjëherë në dola dhe kalova në pjesën e pasme të lokalit”, ka treguar ai.
/f.stafa