Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë në Tiranë.
Policia njofton se në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Lokali është në përdorim nga Gjykata e Lartë, gjyqtarët, administratorët e pjesa tjetër e stafit.
‘Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
/f.stafa