Pronari i plazhit “Laguna” në Ksamil është shpallur në kërkim.
60-vjeçari, Resul Piro akuzohet se ka ndërtuar dhe ka vendosur pa leje 120 çadra dhe 240 shezlongë në një sipërfaqe që është pronë e shtetit dhe në një tjetër që është pronë e tij.
Çadrat dhe shezlongët u sekuestruan nga policia. 3 punonjës të IVMT në Bashkinë Sarandë janë nën hetim për rastin.
V.XH., E. Z. dhe B. K., 62, 48 dhe 37 vjeç akuzohen se duke mos vepruar kanë lejuar ndërtimin pa leje nga ana e Piros.
Hetimet po zhvillohen për 4 vepra penale.
/f.stafa