Twitter ka humbur pothuajse gjysmën e të ardhurave nga reklamat që kur u ble nga miliarderi amerikan Elon Musk për 44 miliardë dollarë, tetorin e vitit 2022.
Kompania nuk arriti dot numrin e shitjeve që ishin parashikuar në qershor, por korriku mund të jetë pak më premtues.
Aplikacioni rival “Threads” gjithashtu ka rezultuar një konkurrent i fortë për kompaninë Twitter. Sipas vlerësimeve të deritanishme kompania ka aktualisht 150 milionë përdorues.
Nga ana tjetër reklamuesit kanë qenë të shqetësuar për moderimin e përmbajtjes, pushimet masive nga puna por dhe pasigurinë e përgjithshme për të ardhmen e Twitter.
Musk shkarkoi rreth gjysmën e stafit prej 7 500 personash të Twitter-it, kur mori detyrën në vitin 2022, në një përpjekje për të ulur kostot.
Musk është gjithashtu shefi ekzekutiv dhe aksioneri kryesor i kompanisë së prodhimit të makinave elektrike “Tesla”, i cili pritet të raportojë të mërkurën rezultatet e fundit financiare tremujore.
/a.r