Avokati Eugen Beci deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj mund të sillet në Shqipëri, nëse shpallet në kërkim ndërkombëtar, vetëm nëse autoritetet shqiptare provojnë se ndjekja e tij nuk është politike, por vetëm penale.
Beci tha se Ahmetaj mund të përfitojë nga Konventa Evropiane e Ekstradimit e vitit 1957, e cila thotë se një person nuk mund të ekstradohet nga njëri shtet në tjetrin, pavarësisht nga kërkesa nëse ka qëllime dhe synime politike
“Autoritetet shqiptare duhet të provojnë që dyshimi është i arsyeshëm, i bazuar në prova dhe nuk është i lidhur me një shkak politik, siç quhet në Konventën Evropiane të Ekstradimit. Konventa e vitit 1957 në nenin 3 shpjegon se një person nuk mund të ekstradohet nga njëri shtet në tjetrin, pavarësisht nga kërkesa, në rast se është krijuar një fabul që në pamje të parë duket kriminale, por nga mbrapa ka shtysa politike dhe mund të rëndojë pozitën politike të personit.
Shqipëria, kur ka firmosur Konventën për të Drejtat e Njeriut, ka një nen ku thotë: “Çdo shtet ka të drejtë dhe rezerva të mos ekstradojë shtetasit e vet. Një gjë të tillë e bën edhe shteti tjetër, në rastin konkret Britania dhe që të zgjidhet ky ngërç duhet një marrëveshje e përbashkët, bazuar në Konventën Evropiane.
Shqipëria me Britaninë dhe Irlandën e Veriut kemi një marrëveshje dypalëshe dhe të dyja vendet heqin rezervat që ka Konventa Evropiane, që do të thotë se nuk ka pengesë ekstradimi si për këtë person, ku gjykata do të shohë nëse ky person ndiqet politikisht, a mund të rëndohet për shkak të pozitës së tij politike dhe e treta do të dënohet me vdekje, që është e përjashtuar automatikisht se nuk ekziston.
Akuza ndaj Ahmetajt është komplet penale, nuk ka lidhje me aspektin politik. A e ka rënduar politika për ta rënduar pozitën e tij? Kjo mbetet për t’u diskutuar.
Në rast se ka pasaportë rumune dhe ndodhet në Rumani, ne nuk kemi marrëveshje dypalëshe me Rumaninë dhe sërish hyn në lojë Konventa e Ekstradimit dhe nuk e ekstradojmë dot”-tha avokati Eugen Beci.
/a.r