Analisti Fejzi Hajdari nga Maqedonia e Veriut është i mendimit se Albin Kurti duhet të kishte marrë pjesë në takimin e sotëm informal të thirrur nga kryeministri Edi Rama në Tiranë.
“Kurti do duhet të ishte pjesë e këtij takimi jo formal”, tha Hajdari.
I ftuar në emisionin “Debat” nga Alba Alishani, Hajdari është treguar i ashpër me Ballkanin e Hapur, teksa dha një shembull sipas së cilit kjo nismë nuk ka funksionuar.
“Ka një tabelë në hyrje nga Serbia në Maqedoni, ku shkruan Open Balkan, po e dini se sa presin mërgimtarët në doganë, 4-5 orë. Nuk kanë as ujë”, shtoi ai në A2 CNN.
Fajtor për këtë situatë të tensionuar në rajon, ai bën Serbinë dhe politikat e presidentit Aleksandër Vuçiç.
“Serbia është Kali i Trojës që po shkakton gjithë krizat, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë”, përfundoi Hajdari.
/a.r